Prokuroria e Lartë ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ta konfirmojë aktgjykimin për pafajësinë për rastin “Ryshfeti” ku akuzohet kryeministri Zoran Zaev, njofton “Telma”.
Për dallim nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e cila u ankua për aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkoi shfuqizimin e saj, Prokuroria e Lartë ka pasur qëndrim të kundërt, gjegjësisht kërkoi që të konfirmohet aktgjykimi i pafajësisë së shkallës së parë, ndërsa të refuzohet ankesa e Prokurorisë për krim të organizuar.
Nga konferenca për shtyp e prokurorisë thanë se kompetencat tona ligjore janë që ne të japim mendim e cila mund të jetë ndryshe nga ajo themelore dhe se nuk është e obligueshme për gjyqtarët, por shkaqet për një qëndrim të tillë nuk i tregojnë.
Aktgjykimi për shfajësimin e kryeministrit Zaev është miratuar në maj të vitit të kaluar. Gjyqtarët e Apelit i rishikuan ankesat në seancë jo publike më 26 dhjetor 2018, ndërsa vendimi në mënyrë publikë është bërë e ditur më 1 prill 2019./Telegrafi/