Site icon Telegrafi

Prokuroria e Kukësit përfundon hetimet për Fjolla Morinën

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e cila u kap muaj më parë me dy pistoleta në makinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji është pushuar akuza, transmeton Top Channel.

Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe “armëmbajtje paleje”, nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës.

Përndryshe, Fjolla ka qenë duke jetuar në qytetin e Kukësit, pasi u arrestua për armëmbajtje gjatë kontrollit në pikën kufitare të Morinës. /Telegrafi/

Exit mobile version