Site icon Telegrafi

Prokuroria e Koçanit kërkon që 16 personave t’u vazhdohet paraburgimi

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë ndaj 16 personave, ndaj të cilëve paraprakisht ishte shqiptuar masa e paraburgimit afatshkurtër pas tragjedisë në Koçan, ku nga zjarri në diskotekën “Puls”, jetën humbën 59 persona.

Dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, dje u është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë ende në paraburgim.

“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike.

 

Exit mobile version