Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Siç mëson Telegrafi nga burime, aksioni ndërlidhet përkatësisht me anëtarët e bordit të kësaj kompanie të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.
Aksioni është duke u zhvilluar ende, dhe pritet të ketë edhe arrestime.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës i kanë konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e këtij aksioni, por nuk kanë dhënë shumë detaje.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera”, ka deklaruar zëdhënsi i policisë, Bajram Krasniqi.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/