Nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar nëpërmes një deklarate njofton opinioni për masat e që i ka ndërmarrë në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Në deklaratë thuhet se Prokuroria ka dhënë urdhër për marrjen e inçizimeve nga kamerat e sigurisë të “safe system” në Shkup, nga më shumë hotele dhe objekte tjera, nga rruga drejt Shpilje dhe Dibër, nga aeroporti në Shkup, si dhe nga të gjitha kalimet kufitare drejtë Republikës së Shqipërisë. Nga tre hotelet në Shkup prokuroria ka marrë përgjigje se nuk kanë mundësi për t’i nxjerr video materialet, me çka prokurori publik ka dhënë urdhër për marrje e inçizimeve dhe kryerjen e ekspertizës së tyre.
Video materialet e përgjithshme të regjistruar prej rreth 10 terabajt u dërguan për analizë në Ministrinë e Brendshme. Sipas këtij urdhri ende është duke proceduar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Interpoli, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, dhanë informacione sipas të cilës tregohet se nuk ka të dhënë për daljen e Gruevskit nga asnjë vendkalim kufitar nga Maqedonia gjatë periudhës kritike.
“Nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare, prokuroria më 19.11.2018 ka paraqitur kërkesë deri tek institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi për sigurimin e video inçizimeve të vendkalimeve kufitare, si dhe video inçizimet rreth ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Pas kërkesës autoritetet malazeze kanë proceduar dhe kanë dorëzuar video inçizimet më 21.12.2018. Ndërsa autoritet e Shqipërisë njoftuan se video materialet e kërkuara janë të gjera dhe se nuk kanë pajisje për t’i transmetuar”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Në lëndën siç thonë nga Prokuroria, janë dhënë 16 urdhra për listimin e 60 numrave të telefonave nga personat të cilët kanë qenë të lidhur ose dyshuar për komunikim me të dënuarin në periudhën kritike.
Prokurori kompetent, duke ndërmarrë veprime në këtë rast, ka përgjuar gjithsej 56 persona, nga të cilët 28 policë nga vendkalimet kufitare, gjashtë anëtarë të sigurimit të Nikolla Gruevski, pesë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe 17 persona të tjerë.
“Prokuroria Themelore Publike zbuloi se në shtator të 2018, në të njëjtën datë nga tre banka të ndryshme, tani personi i dënuar Nikolla Gruevski ngriti rreth 120 mijë euro nga llogaritë e veta, për të cilat bankat kanë raportuar në Drejtorinë e Inteligjencës Financiare dhe deri tek Prokuroria Speciale Publike”, deklarojnë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion./Telegrafi/