Site icon Telegrafi

Prokurori: Xhavit Haliti dyshohet për sulm e Gani Dreshaj për kanosje ndaj Arben Gashit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK- së, Arben Gashi, ka dhënë sot deklaratë në Polici, në Njësitin për Krime, në cilësinë e të dëmtuarit lidhur me rastin që ndodhi në Kuvendin e Kosovës më 18 maj të këtij viti.

Ndërkaq, në cilësinë e të dyshuarit pritet të merret në pyetje deputeti i PDK- së, Xhavit Haliti, si dhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Deputeti Xhavit Haliti dyshohet për veprën penale të sulmit, ndërkaq Dreshaj për atë të kanosjes.

Lajmin për Kallxo.com e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Lexo po ashtu Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)

“Sot në Polici është marrë në pyetje i dëmtuari Arben Gashi, ndërkaq Xhavit Haliti në cilësinë e të dyshuarit ende nuk është marrë në pyetje meqenëse gjendet jashtë vendit. Do të merret në pyetje edhe Gani Dreshaj, nën dyshimin se i është kanosur të dëmtuarit. Ky i fundit pritet të intervistohet nesër”, tha Beka

Lexo po ashtu Xhavit Haliti thotë se nuk e sulmoi Arben Gashin: Kam rrëshqitur

Kryeprokurori i Prishtinës theksoi se rezultatet e hetimit ende nuk kanë arritur në Prokurori meqë ende nuk është kompletuar lënda hetimore.

Të nesërmen, deputeti Gani Dreshaj i kishte kërkuar falje Arben Gashit për rastin.

Exit mobile version