Site icon Telegrafi

Në rastin e Salih Mustafës, Prokuroria do të ftojë për dëshmi 16 dëshmitarë

E plotësuar: Prokurori i ZPS-së, ka thënë se në seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës do të paraqesin edhe prova materiale.

Ai ka thënë se materialet shtesë do të jenë deklarata dhe dëshmi të paktën të 11 dëshmitarëve.

“ ZPS do të paraqes 50 prova materiale në gjyq, përfshirë këtu intervista, fotografi, raporte dhe dokumente të asaj kohe dhe materiale me video”, tha prokuroi.

Prokurori po ashtu ka thënë se materiali me deklarata të dëshmitarëve, të transkriptuara, do të dorëzohet brenda afatit ligjor.

Në anën tjetër, mbrojtja ka thënë se nga materialet që ka parë përmendet një libër, për të cilin ka shtuar se nuk e di a do t’i jepet si pjesë e provave. Prokurori është përgjigjur se libri në fjalë do të jetë pjesë e provave dhe do të dorëzohet para afatit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

—-

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka mbajtur sot konferencë statusore për rastin ndaj Salih Mustafës.

Prokurori i Zyrës së Specializuar ka thënë se do të ftojnë për dëshmi 16 dëshmitarë ose edhe më shumë në procesin e gjykimit për Mustafën.

“Sa i përket volumit të çështjes në përgjithësi Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në pesë dëshmitar për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, do të mbështetet në këta pesë dëshmitar edhe gjatë gjykimit. Gjatë këtij procesi pritet të shtohen edhe 11 dëshmitar të tjerë, ky numër mund të ndryshojë varësisht nga procesi i hetimeve që kanë mbetur në këtë fazë. Gjithsejtë do të ftohen 16 dëshmitarë ose edhe më shumë, nuk mund të parashikoj që mund të ketë edhe më shumë në këtë fazë”, tha Prokurori i Speciales, shkruan Telegrafi.

Prokuroi shtoi se do të përdoren edhe prova kryesore si fotografi, dokumente të UÇK-së dhe publikime tjera.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës

“Në këtë fazë mund të them se kjo është përgjigja jonë në pyetjet e përgjithshme, sa i përket kësaj çështje”, u shpreh Prokurori.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, tha se nuk ka komente shtesë për këtë gjë.

“Nuk kam komente shtesë, përveç atyre që kam paraqitur me shkrim. Sa i përket fazës së hetimit apo numrit të dëshmitarëve, nuk mund të them asgjë definitive, por sasia e gjithë këtyre materialeve mbetet të shihet”, tha avokati mbrojtës. /Telegrafi/

Exit mobile version