Telegrafi

Ka të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria sonte jep detaje

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se sonte në orën 21:30 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në ambientet e Prokurorisë së Shtetit.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference për media, por  burime të Telegrafit bëjnë të ditur se konferenca është thirrur pasi policia ka arritur të arrestojë disa persona të dyshuar që kanë të bëjnë me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. /Telegrafi/