Telegrafi

Prokurori i Shtetit: Personi që fotografoi votën në Podujevë u shoqërua në polici

Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se një person që ka fotografuar votën në një qendër votimi në Podujevë është shoqëruar në Polici për tu intervistuar.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E,  në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit, transmeton Telegrafi.

Më herët ëhstë raportuar se një qytetar ka fotografuar votën e tij në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë.

Drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Zeqiri, ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti, duke thënë se “kemi të bëjmë me një qytetar që jeton jashtë Kosovës dhe ka bërë fotografimin e votes. Si është vërejtur nga komisionarët në klasë menjëherë është lajmëruar policia”, tha Zeqiri. /Telegrafi/