Site icon Telegrafi

Prokurori i shtetit, për 24 orë ndalohen tetë persona 

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër persona të dyshuar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një personi për 48 orë dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të mitur për 24 orë dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy kërkesa për paraburgim, ndaj dy personave. /Telegrafi/

Exit mobile version