Site icon Telegrafi

Prokurori i Shtetit ndalon tetë persona për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë masa konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke ndaluar tetë persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me të drejtat e votimit.

Gjatë ditës së diel, pas pranimit dhe verifikimit të informatave, janë hapur katër raste hetimore.

Mitrovicë:

Rasti i parë: Katër persona të ndaluar për “Cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve” (neni 210, Kodi Penal i Kosovës).

Rasti i dytë: Një person i ndaluar për të njëjtën vepër penale.

Prishtinë:

Rasti i parë: Një person i ndaluar për “Sulm ndaj personit zyrtar” (neni 402, Kodi Penal i Kosovës).

Rasti i dytë: Dy persona të ndaluar për “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” (neni 209, Kodi Penal i Kosovës).

Prokurorët e shtetit do të vijojnë të monitorojnë procesin deri në përfundimin e numërimit të votave.

Falënderime për qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile

Prokurori i Shtetit ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në identifikimin dhe raportimin e parregullsive, duke kontribuar në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Exit mobile version