Telegrafi

Prokurori i shtetit, 48 aktakuza kundër 61 personave

Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një veture xhip i markës “Mitsubishi Pajero”, çelësin e veturës dhe dru të llojit “Pajë”, të pa damkosura dhe pa leje transporti, me dimensione të ndryshme në sasi prej rreth 1.00 m³. /Telegrafi/