Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski i ka vlerësuar si të pabaza të gjitha ankesat e dorëzuara nga ana e avokatëve të Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në Gjykatën e Apelit për aktgjykimin në lëndën “Tanku”.
Bubevski duke sqaruar një nga një të gjitha ankesat e të akuzuarve tha se edhe pohimet se lënda është e vjetëruar, nuk janë të vërteta pasi Gruevski është i akuzuar edhe në katër lëndë tjera të cilat janë aktive në Gjykatën Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Penale nuk është bazuar vetëm tek “bombat”, por ka pasur edhe dëshmi tjera materiale.
Përndryshe, seanca për ankesat e Gruevskit dhe Popovskit në Gjykatën e Apelit është duke u mbajtur pa praninë e ish-kryeministrit./Telegrafi/