Site icon Telegrafi

Prokurori për foton Obama-Rama: Asnjë në stafin e Obamës nuk është në hetim

Prokurori i çështjes që lidhet me foton Obama-Rama, deklaron se as kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit të presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.

Në deklaratën e tij thuhet se askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti.

“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë“, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarë të marrë nga jashtë, transmeton TCH.

Kjo çështje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në objekt debatesh në Shqipëri, ku opozita akuzonte kryeministrin Rama se kishte financuar në mënyrë të jashtëligjshme në fushatën e Obamës në shkëmbim të kësaj fotoje.

Exit mobile version