Lëvizja Fol ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë nënshkruar 557 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë.
Sipas Fol-it, vlera e këtyre kontratave të shfaqura në platformën Prokurimi i Hapur është 34.81 milionë euro.
“557 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë gjatë vitit 2021”, thuhet në njoftimin e organizatës, përcjell Telegrafi.
Për sa i përket vlerës së përgjithshme të këtyre kontratave, Fol thotë se është 34 milionë e 812 mijë e 994.89 euro.
Në infografikën në vazhdim janë paraqitur vlera e kontratave përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, lloji i tyre dhe top dhjetë institucionet që kanë nënshkruar kontrata përmes kësaj procedure.
Për më shumë informata: https://t.co/bJkKYW3rOU pic.twitter.com/2VW2sqSojW
— Lëvizja FOL (@FOLMovement) January 27, 2022
Komuna e Gjakovës është top 10 institucionet me 31 kontrata të nënshkruara pa publikimin e njoftimit, e fundit në këtë listë është ajo e Gjilanit me 16 kontrata.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë këtij viti ka nënshkruar 28 kontrata në vlerë prej 1.31 milion euro, ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës me 28 kontrata në shumën prej 5.78 milionë euro dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit me 23 kontrata.
Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës dhe Korporata Energjetike janë ato që kanë nënshkruar nga 23 kontrata, përkatësisht 21 dhe 20. Të fundit në listë me nga 18 kontrata janë Komuna e Podujevës dhe e Suharekës.
Lidhur me llojin e kontratave, numri më i madh është për punë, në vlerë të përgjithshme prej 17 milionë euro, pasuar nga ato për shërbime me 132 kontrata dhe furnizim me 113 kontrata. /Telegrafi/