Promoteri Eddie Hearn, ka paralajmëruar se është shumë afër që të arrihet marrëveshja për duelin mes kampionit të IBF-së, Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos.
Tyson Fury të mërkurën mbrëma liroi titujt WBA dhe WBO. Kjo ia mundëson britanikut tjetër Joshuas dhe Klitschkos që të luftojnë për këta dy tituj.
“Ky duel është favorit që të jetë e radhës për dy titujt”, ka thënë Hearn.
Ai ka thënë për BBC Radio 5 se dy boksierët kanë filluar përgatitjet fizike, duke menduar për duelin kundër njëri-tjetrit.
“Kurdo që do të rregullohet do ju tregoj. Do të jetë dueli më i madh në dhjetë vjetët e fundit. Dua që ta rregulloj këtë duel”.
I pamposhturi Joshua, 26-vjeçar, pritej të mbronte titullin e tij më 26 nëntor në Manchester, por Hearn ka thënë se përballja me Klitschkon, 40-vjeçar, do të zhvillohet më 10 dhjetor, në Manchester ose në Londër.