Roma dhe Juventus kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira në vitin e fundit.
Shkëmbimi mes mbrojtësve Leonardo Spinazzola dhe Luca Pellegrini i ka forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e dy klubeve.
Corriere dello Sport ka raportuar se tani Zonja e Vjetër po tenton ta transferojë me çdo kusht yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Në anën tjetër Giallorosët janë në kërkim të një sulmuesi dhe duan transferimin e Gonzalo Higuain.
Juventus e liron për 36 milionë euro sulmuesin argjentinas, por problemi qëndron te Roma që e vlerëson Zaniolon 60 milionë.
Gjithnjë sipas mediumit italian, ky shkëmbim mund të ndodhë dhe kampioni i Italisë t’i shtojë edhe 24 milionë euro.
Largimi i Zaniolos nga Roma bëhet gjithnjë e më i besueshëm pasi drejtori sportiv i Romës, Petrachi tha se lojtari ka luajtur vetëm 15 ndeshje të mira dhe në fundin e sezonit nuk ka qenë në formë të mirë. /Telegrafi/