Telegrafi

Projektohet Milani i ri: Trajner Marco Giampaolo, drejtor sportiv Igli Tare

Marco Giampaolo, Igli Tare (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Marco Giampaolo raportohet se do ta marr drejtimin e Milanit për dy vitet e ardhshme, ndërsa drejtor sporti mund të jetë shqiptari Igli Tare.

Rossonerët e ri janë duke marr formë nën drejtimin e  Ivan Gazidis e Paolo Maldinit.

Sipas Sportitalia, Giampaolo është trajneri që është zgjedhur dhe do të nënshkruajë kontratë për dy sezone, me mundësi edhe për një tjetër.

Marco Giampaolo . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Atij i ka mbetur vetëm ta mbyll marrëveshjen me Sampdorian, ku ka kontratë, pasi që presidenti Massimo Ferrero, duket i vështirë për të negociuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milan

Sipas Sky Sport Italia, Maldini e ka zgjedhur Igli Taren si drejtor sportiv, ndërsa në një rol drejtues edhe Zvonimir Bobanin.

Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios (Getty)

Tare ka treguar punë të hatashme me Lazion për një dekadë duke ofruar lojtarë shumë të mirë, ndërsa së fundmi edhe atë është  duke e tunduar një eksperiencë jashtë Romës.

Në të njëjtën kohë atë e integron projekti i ri i Milanit. /Telegrafi/