Marco Giampaolo raportohet se do ta marr drejtimin e Milanit për dy vitet e ardhshme, ndërsa drejtor sporti mund të jetë shqiptari Igli Tare.
Rossonerët e ri janë duke marr formë nën drejtimin e Ivan Gazidis e Paolo Maldinit.
Sipas Sportitalia, Giampaolo është trajneri që është zgjedhur dhe do të nënshkruajë kontratë për dy sezone, me mundësi edhe për një tjetër.
Atij i ka mbetur vetëm ta mbyll marrëveshjen me Sampdorian, ku ka kontratë, pasi që presidenti Massimo Ferrero, duket i vështirë për të negociuar.
Sipas Sky Sport Italia, Maldini e ka zgjedhur Igli Taren si drejtor sportiv, ndërsa në një rol drejtues edhe Zvonimir Bobanin.
Tare ka treguar punë të hatashme me Lazion për një dekadë duke ofruar lojtarë shumë të mirë, ndërsa së fundmi edhe atë është duke e tunduar një eksperiencë jashtë Romës.
Në të njëjtën kohë atë e integron projekti i ri i Milanit. /Telegrafi/