Telegrafi

Projektligji i ri për KPM-në, replika mes Tahirit dhe Ramadanit

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media po vazhdon raportimi i anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në fjalimin e tij përmendi reagimet e Bashkimit Evropian dhe Forumit për Integriteti lidhur me Projektligjin për KPM-së, transmeton Telegrafi.

Tahiri tha se demokracia është ballafaqim, por që duhet pasur kujdes të mos shkelen vijat e kuqe.

“Ne kërkojmë llogari prej këtyre anëtarëve, mirëpo kufiri deri ku ne mund të shkojmë është deri aty ku është përgjegjësi e jona, e më pas është përgjegjësia e tyre. Unë kam disa brenga, po bëhet një diskutim që u bën dëm institucioneve të pavarura. Nëse marrim reagimin BE-së, ata shprehin brengën serioze për ndikimin tonë të një institucion i pavarur. Forumi për Integritet po ashtu ka reaguar për ndikimin në pavarësinë e Këshillit të Pavarur të Mediave”, theksoi ai.

Tutje, Tahiri tha se nuk duhet prekur integriteti personal dhe nuk duhet prekur vijat e kuqe.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës njëherësh deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, deklaroi se ata janë duke respektuar rregulloren e Kuvendit.

“Unë jam i bindur që ne jemi në respektim të rregullores së Kuvendit, por edhe të ligjit për KPM. Nuk jemi duke cenuar pavarësinë e KPM-së”, u shpreh ai.

Pas kësaj, reagoi sërish Tahiri duke thënë se takimi i kaluar në këtë komision ka qenë një pikë e zezë. /Telegrafi/