Telegrafi

Projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale procedohet në Qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka proceduar Projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Haxhiu me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se themelimi i kësaj gjykate do t’i hap rrugë investimeve të huaja në Kosovë.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë. Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve”, shkruan ajo. /Telegrafi/