Lëvizja Vetëvendosje sot do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas një njoftimi zyrtar nga VV projektligji dorëzohet sot në orën 12:00, nga shefi i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca.
Demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës u miratua më 21 mars.
VV e ka kundërshtuar këtë projektligj, ndërsa në seancën ku është miratuar demarkacioni është hedhur edhe gaz lotsjellës.