Site icon Telegrafi

Projekti i ri muzikor i Rita Orës shënon sukses të menjëhershëm, renditet i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe i pesti në nivel global

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shënuar një rikthim të fuqishëm në muzikë.

Ajo ka publikuar së fundmi një mini-album (EP), me katër këngë të reja, të cilat vijnë në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës si: DJ David Guetta, DJ i famshëm kazakistanez Imanbek dhe reperi amerikan Gunna.

Ora ka realizuar edhe një klip, i cili në fakt është një mini-film ku në pah vihet kënga më e suksesshme e mini-albumit të ri, e cila titullohet “Big”.

Në këtë klip ajo u shfaq me veshje tradicionale shqiptare të punuar nga Valdrin Sahiti, ndërsa mori vëmendje me sekuencat e veçanta të videos së xhiruar në arkitekturën brutaliste të Bullgarisë.

Lexo po ashtu Rita Ora nuk është përjashtuar nga "The Masked Singer", ajo do të shfaqet me një veshje plot glamur në episodin e fundit të këtij spektakli

Mini-albumi është pritur jashtë mase mirë nga publiku internacional, dhe aktualisht renditet si albumi i parë më i dëgjuar i momentit në listën e pop albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ka qenë vet Rita ajo e cila ka publikuar këtë fakt në InstaStory, ku lista e përpiluar nga iTunes, e shfaq albumin e shqiptares “Bang”, si albumin më të dëgjuar të momentit në zhanrin e muzikës pop.

Ndërkohë, “Bang” gjithashtu renditet si albumi i pestë më i dëgjuar i momentit në nivel global, po në listën zyrtare të iTunes.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita ka lënë prapa edhe shqiptaren tjetër të famshme, Dua Lipa, albumi i së cilës në iTunes renditet i gjashti – bëhet fjalë për edicionin e ri të albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight Edition”, të cilin Dua e publikoi gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory
Exit mobile version