Reperi i njohur shqiptar, Mozzik prej ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Dhe, tashmë pritjes së fansave po iu vije fundit, pasi rap-artisti nga Ferizaj ka zbuluar kohë e publikimit të këngës më të re.
Përmes postimeve në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka njoftuar se projekti që mban titullin “Bespreme” do të lansohet nesër (e enjte).
“A e dini që nesër në ora 23:59 del kënga se kam harruar”, ka shkruar reperi në një postim.
Ndërkohë, Mozzik tashmë ka sjellur edhe një pjesë të shkurtër të këngës dhe klipit më të ri.
Theksojmë që reperi aktualisht po shijon suksesin e këngës “Pare” që solli në bashkëpunim me Taynan dhe Butrint Imerin, këngë kjo që është kthyer në një hit veror.
Ndërsa, krahas projekteve të reja, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/