Milani dhe Interi do t’i publikojnë planet për stadiumin e ri më 26 shtator në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
Dy klubet janë pajtuar plotësisht për ndërtimin e një stadiumi të ri, e që ai do ta zëvendësojë atë legjendar “San Siro”.
Planet e stadiumit të ri do të publikohen në ueb faqen “nuovostadiomilano.com”, e që aty do të ketë edhe një video të drejtpërdrejtë.
“Një stadium të ri për Milanon”, thuhet në këtë ueb-faqe.
Milani dhe Interi do të ndërtojnë një stadium me 60 mijë ulëse, që përfshinë elemente moderne, derisa do të ndalojë zhurmën tek shtëpitë përreth në 40 për qind.
Ky stadium i ri pritet të kushtojë rreth 605 milionë euro, derisa do të hapen 3500 vende të reja të punës. /Telegrafi/