Chelsea është duke përgatitur një projekt madhor për edicionin 2020/21, në mënyrë që të rikthehet në garë për titull.
Skuadra londineze po lufton aktualisht për një vend në Ligën e Kampionëve, derisa ka filluar me transferime të mëdha.
Hakim Ziyech dhe Timo Werner tashmë janë siguruar nga Frank Lampard, derisa po punohet në lojtarët si Ben Chilwell, Kai Havertz, Jan Oblak, e disa të tjerë që janë në listë të dytë.
Por, The Blues nuk po punojnë vetëm në prurje të reja, mirëpo edhe në largimin e disa lojtarëve si, Willian Pedro, Kepa Arrizabalaga e Emerson Palmieri.
Në dilemë për të ardhmen është edhe Jorginho që lidhet me një ribashkim me Maurizio Sarrin, e që raportimet e mediave angleze në listën e largimeve e fusin edhe N’Golo Kanten.
https://www.youtube.com/watch?v=OGSd8hp9dqM&feature=emb_title
Nga transferimet që mund t’i bëjë Chelsea, natyrisht se presioni do të jetë vetëm mbi supet e Frank Lampardit që po tenton të ndërtojë një skuadër që luanë lojë të rrjedhshme dhe me shumë kundërsulme.
Liga Premier do të jetë prioritet i Chelseat që nuk e ka fituar që nga viti 2017, gjersa nuk përjashtohet as Liga e Kampionëve (nëse arrijnë të kualifikohen). /Telegrafi/