Site icon Telegrafi

Projekti hekurudhor që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do të përfundojë këtë vit

Hekurudhë me gjatësi prej 63 kilometrave do të ndërtohet nga Kërçova në drejtim të Shqipërisë, ndërkaq projekti ka filluar të përpunohet në vitin 2014, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrit për transport dhe lidhje, Vllado Misajllovski, ky projekt do të kushtojë 9.7 milion euro dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti, kurse një linjë do të projektohet edhe në drejtim të Ohrit.

Financat pritet që të sigurohen përmes IPA fondeve, ose ndonjë institucioni tjetër financiar ndërkombëtar, kurse hekurudha në drejtim të Bullgarisë, duhet të përfundojë deri më 2020./Telegrafi/

Exit mobile version