Telegrafi

Projekte të reja po vijnë nga Ana Kabashi

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e kaloi këtë verë me angazhime të shumta në muzikë.

Dhe artistja e famshme po vazhdon të jetë po aq e ngarkuar edhe në këtë periudhë vjeshte.

E njëjta përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po vjen me disa këngë të reja, ndërsa shfaqet nga një studio muzikore.

Foto: Screenshot/YouTube

“Netët e vona në studio, projekte të reja po vijnë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Megjithatë, bukuroshja nuk ka zbuluar për publikun se çfarë momentalisht po sjell.

E fundit e lansuar nga ajo mbetet “Vallah” që u prit mjaft mirë nga fansat e admiruesit e muzikës.

Ana po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për vokalin, stilin e po ashtu edhe për paraqitjet në rrjete sociale. /Telegrafi/