Në suaza të projektit “Qendër ndërkufitare për sipërmarrës të rinj” në Kumanovë, kompetentët nga Qendra për zhvillim të rajonit planor verilindor sot e promovoi projektin nga komponenti IPA2 nga programi për bashkëpunim ndërkombëtar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për vitin 2014-2020, me të cilin të rinjtë nga rajoni verilindor dhe i Qustendilit do të lidhen mes vete dhe do t’i përforcojnë shkathtësitë e tyre sipërmarrëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në projekt partnerë janë Qendra për zhvillim të rajonit planor verilindor nga Maqedonia dhe Asociacioni – qendra rajonale për integrime evropiane nga Qustendili.
Të rinjtë nga të dy rajonet do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime dhe të krijojnë biznes plane reale. Në suaza të projektit do të krijohet edhe ueb-portal. Projekti, informojnë, do të zgjasë 15 muaj dhe është me vlerë prej rreth 110.000 euro, deklaroi Mlladen Protiq, projekt menaxher, njofton AIM.
Projekti ka përqëllim përforcimin e potencialit turistik të rajonit me zbatimin e mjeteve inovative për promovim turistik, kurse përgjegjësit shpresojnë në rritje të numrit të turistëve, kohezionit social dhe rajona. /Telegrafi/