Site icon Telegrafi

Projekte dhe propozime për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni

Sot do të prezantohen rezultatet e tuining projektit ‘Përforcim i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementimin efektiv të ligjdhënies evropiane në fushën e cilësisë së ajrit’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Fjalim rasti janë paralajmëruar nga ministri i MJPH, Bashkim Ahmeti, euroambasadori Samuel Zbogar dhe përfaqësuesit e MPJ të Finlandës, atasheu Anti-Veiko Kautonen.

Projekti zbatohet që nga maji i vitit 2015.

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MAJPH) dje, deri te Qeveria e Maqedonisë propozoi që të vendos rregulla të reja për komunikacionin, gjegjësisht ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe gjithë qeverive lokale t’u propozojë që për 50% ta ulin numrin e përdorimit të makinave zyrtare. Këto masa i propozoi sot MAJPH për Qeverinë e Maqedonisë, që sipas tyre do të ulej ndotja e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version