Telegrafi

Projektbuxheti 2015, sot për herë të dytë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën plenare ku do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Ndryshe, me shumë kritika, debat shumë orësh e akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës, më 22 dhjetor është miratuar projektligji për buxhetin e vitit 2015. Çështja më e diskutuar ishte mos ngritja e pagave për 25 për qind, ashtu siç kishte premtuar ish kryeministri Hashim Thaçi, tani zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Megjithatë, projektligji kaloi në lexim të parë me 73 vota për, 22 kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër këtij projektbuxheti, përveç opozitës janë edhe sindikatat e institucioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të sigurisë, përfaqësuesit e të cilave kanë reaguar lidhur me mos ngritjen e pagave prej 20 për qind. /Telegrafi/