Site icon Telegrafi

Projekt për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në sport

Inkuadrim social i grupeve të margjinalizuara përmes aktiviteteve sportive, përforcimin e grave, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes përmes sportit. Këto janë qëllimet e projektit ‘Të bashkuar përmes sportit’ që prej sot fillon ta realizojë Shoqata për avancimin e besimit të ndërsjellë-TACT, me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Projekti do të krijojë rrjet të liderëve sportiv të cilët do të marrin pjesë në punëtori dhe aktivitete për ndërtim të kapaciteteve, të udhëhequra nga ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar. Liderët do të zhvillojnë dhe zbatojnë plane aksionare në bashkësitë e tyre, duke i promovuar këto tema. Do të kenë mundësi edhe të paraqiten për pjesëmarrje në programin dyditorë për sport të SHBA-së’, njoftoi shoqata TACT, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version