Site icon Telegrafi

Projekt i MASIT për rikualifikim dhe punësim në Maqedoni

Projekt për rikualifikim të kuadrove në të cilin mund të përfshihen të punësuar dhe të papunë deri në 35 vjeç të cilët nuk kanë paranjohuri të TI-së, do të realizojë Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese – MASIT në bashkëpunim me Sivus Qendrën Edukative dhe Zhvillimore dhe USAID/REG, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi përfundimtar është që pjesëmarrësit në projekt të fitojnë aftësi të TI-së në njërën nga dy trajnimet e parapara: Front-end web developer dhe NET developer, të cilët më voni do t’i shfrytëzonin në punësimin e tyre të ardhshëm, njofton AIM.

“Pas analizës së realizuar midis anëtareve – kompanive të MASIT-it, që tregoi deficit të këtij profili punues, menjëherë i jemi qasur organizimit të këtij lloji trajnimi. Posaçërisht është e rëndësishme ajo që pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit të cilët me sukses do ta realizojnë do të fitojnë mundësi për praktikë në ndonjërën nga TI kompanitë. Qëllimi përfundimtar është punësimi i kandidatëve potencial”, njoftoi MASIT. /Telegrafi/

Exit mobile version