Site icon Telegrafi

Project Gold nuk i lejohet vozitja në rrugë (Foto)

Fajin për këtë e kanë ligjet për emetimin e gazrave, si dhe normat e zhurmës së lejuar

Porsche e ka lansuar në Pebble Beach versionin Project Gold, që është përpunim i gjeneratës 933 për Shekullin XIX, transmeton Telegrafi. Me përpunim e stilit të vjetër të eksterierit, ngjyrën e arit, motorin e fuqishëm dhe enterierin luksoz, kjo është Porsche më e mira që kemi parë deri më tani. Vetëm se e ka një të metë, nuk është legale për rrugë.

Shefi i shitjes në Porsche, Philipp Salm ka bërë të ditur se kjo makinë mund të vozitet vetëm nëpër pista, pasi është e ndaluar në rrugë legale. E tëra ka të bëjë me gazrat që emeton, si dhe zhurmën, që është mbi normat e lejuara.

“Vështirë se motorët që freskohen me ajër, mund t’i kalojë testet famëkeqe të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Lëshon shumë gazra dhe zhurmë, andaj nuk lejohet të vozitet në rrugët e shumicës së shteteve” ka thënë Salm.

Megjithatë, ata që janë shumë të pasur, mund ta blejnë një Project Gold dhe ta admirojnë duke e shikuar në garazh, apo të shkojnë në pistë për disa xhiro.

Ende nuk dihet, nëse Porsche është duke punuar që ky model i ripërpunuar me 450 kuajfuqi, do adoptohet edhe për rrugë normale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version