Telegrafi

“Programi i Zaevit është bazë e mirë për të diskutuar”

Lëvizja e Zoran Zaevit për të publikuar programin e qeverisë së re, analistët politke e vlerësojnë si strategji me qëllim që presidenti Ivanov të mbetet pa argument dhe ta dorëzojë mandatin, por edhe si kundër kritikë për OBRM-PDUKM-në dhe Dekaratën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është bërë për të zbutur disponimin anti-shqiptarë tek votuesit maqedonas dhe për të shterur çdo argument tek Ivanov”, the Petar Arsovski, për televizionin Telma.

Ndërsa analisti Bashkim Bakiu vlerëson se programi i Zaevit para se gjithash është social-demokrat, me mesazh të qartë për shqiptarët, por edhe përgjigje për sulmet e OBRM-PDUKM-së.

“Do të del në shehs si është inicuar vetë platforma. Akoma nuk është e qartë se nëse platforma qëllimisht ka elemente për shtyrjen dhe formimin e shumicës pa OBRM-PDUKM-në”, tha Bakiu.

Të dy analistët nuk presin që tensionet të ulen dhe se transferimi i qeverisë do të bëhet në mënyrë të qetë./Telegrafi/