Site icon Telegrafi

Programi Kompakt, Hovenier: Para nesh kemi një detyrë të madhe

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.

Ai tha se ky program e fuqizon Kosovën në sektorin e energjisë, duke shtuar se SHBA synon zgjerimin e investimeve private.

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë, me rastin e lanësimit të programit Kompakt, falënderoi ekipet e shumta nga SHBA dhe Kosova që kanë kontribuar në këtë punë kaq të rëndësishme.

Lexo po ashtu Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

“Falënderoj gjithë ato ekipe të mëdha nga SHBA dhe Kosova për gjithë këto arritje. Tani jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë. Kemi një detyrë të madhe para nesh dhe, siç e thash para 70 orëve, ka filluar koha, atëherë i keni 4 vite e 360 ditë, pastaj të festojmë”, u shpreh ai.

Hovenier theksoi se implementimi i këtij programi është shumë e rëndësishme dhe një punë e suksesshme.

“Me investimet në kompakt synojmë të zgjerojmë investimet private që është kryesore për zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh ambasadori amerikan.

Exit mobile version