Site icon Telegrafi

Profili i Shakires: Këngëtarja më e suksesshme në Amerikën Latine (Video)

Një yll që në moshën 13 vjeçare. Shumë herë ishte objekt i përqeshjeve të fëmijëve të tjerë, të cilëve nuk ju pëlqente zëri i saj. Por ajo për të vërtetuar të kundërtën mori pjese në gara të ndryshme të muzikës për fëmije, ku edhe fitoi.

Dallohet për një stil të veçantë muzikor, ku ndërthurja e tingullit rok me pasionin e rrymës orientale janë elementet e një muzike që mbajnë vetëm emrin e saj. Shakira konsiderohet këngëtarja më e suksesshme në Amerikën Latine.

Një profesioniste që kalon orë të tëra në një studio, duke ndjerë pasionin e saj të vërtetë, zhurmën e kitares elektrike.
Muzika e saj ka një stampë personale që nuk ngjan me asnjë tjetër.

Ishte e lidhur me avokatin Antonio de la Rua, djalin e ish presidentit të Argjentinës. Por pas 11 vitesh dashurie, dyshja ishte ndarë, në vitin 2011. Kënga e saj “Waka waka” ishte e përzgjedhur në kampionatin botëror duke u bërë edhe hit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Shakiras

Babai i saj është i lindur në Nju Jork dhe ka prejardhje libaneze, nëna e saj është kolumbiane me prejardhje spanjolle dhe italiane. Shakira është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë të mëparshme dhe 8 fëmijë tjerë. Shakira ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait. Shakira Isabel Mebarak Ripoll, e lindur më 2 shkurt të vitit 1977, është më e vogla nga 8 fëmijët e tjerë.

Gjyshja e saj libaneze ia ka mësuar vallëzimin arabik, të cilin e vë në funksion pothuajse në çdo performancë.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

https://www.youtube.com/watch?v=6vCZlpuYR-E

Exit mobile version