Telegrafi

Profili i Samuel L. Jackson: Artisti më i zellshëm i Holliwoodit (Video)

Samuel L. Jackson, njëri ndër artistët më të zellshëm të Hollywoodit, u lind me 21 dhjetor në Uashington.

Ai u rrit në Chattanooga nga gjyshja, ndërsa nëna u paraqit në jetën e Jackson kur mbushi 10 vjet. Entuziazmi që kishte ai për filma u pa qysh herët, ai frekuentonte shumë shpesh teatrin, ku aty kuptoj se kishte talent dhe është person i pranuar për kamera.

Ai mori pjesë në varrimin e Martin Luther Kingut në Atlanta. Në vitin 1969, ishte suspenduar për dy vjet nga kolegji, ndërsa tre më pas më vonë mori edhe diplomën e përfundimit të kolegjit.

Kështu që ai më vonë u përfshi në lëvizjet antiraciste, protestoi për ta dhe kjo i shkaktoi edhe largimin nga kolegji. Pas dy vjetësh, Samuel Jackson vendosi të filloj studimet për aktrim ku edhe këtu diplomoi në vitin 1972.

Ai filloi të aktroj për produksionin “Off Broadway”. Përderisa po vazhdonte rrugën e tij drejt suksesit, ai takoi aktorin Morgan J. Freeman, i cili më vonë u bë shok shumë i mirë i Samuelit, dhe e bindi atë që suksesi i tij është i garantuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Samuel L. Jackson

Pjesëmarrja e tij në filma ishte e shumtë, në çdo rol që ai merrte linte përshtypjet e publikut. Për t’ja shtuar bagazhit të tij edhe një sukses, Libri i Rekordeve Guiness, e emëroi Samuel Jackson si një nga aktorët me më shumë fitim.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.