Ishte fjalim lamtumirës i presidentit të 44 të SHBA-ve, Barack Obama që përloti bashkëshorten Michelle Obama, duke e falënderuar që ishte mikja e tij më e mirë për 25 vjet dhe që mori mbi shpatulla një rol, të cilin nuk e kërkoi, megjithatë e përmbushi me hir dhe guxim, me stil e humor.
Për këtë, një brez i tërë tani e hedh vështrimin më lart, sepse e kishte një zonjë të veçantë model.
Një grua e fortë, një avokate e suksesshme, e cila ka mbështetur bashkëshortin dhe ka shkëlqyer në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në pjesëmarrjet e saj në jetën sociale amerikane.
Michelle Robinson Obama LaVaughn e lindur më 17 Janar, 1964 është një avokate dhe shkrimtare amerikane.
Ajo është e martuar me presidentin e 44-të të Amerikës, Barack Obama, dhe është e para afrikano-amerikane Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.
Michelle është diplomuar në Universitetin Princeton dhe Harvard Law School, dhe kaloi pjesën e hershme të karrierës së saj ligjore duke punuar në studion ligjore Sidley Austin, ku u njohën me Barack Obama.
Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.
https://www.youtube.com/watch?v=wXMgM2_iXRw&feature=youtu.be