Shpesh herë e krahasuar me princeshën e ndjerë Diana, një prej princeshave që pëlqehet për veshjen që përzgjedh, sigurisht që është Kate Middleton.
Catherine Elizabeth Middleton, e njohur edhe si Kate, ka lindur në Reading në qarkun anglez të Berkshire – Mbretëria e Bashkuar më 9 janar 1982, bijë e Michael Francis Middleton dhe Carol Elizabeth Goldsmith, dy ish punonjës të British Airways.
Familja Middleton është me origjinë nga West Yorkshire, stërgjyshja e Kate, Olivia, i përkiste familjes Lupton, për breza të tërë aktive në veprimtaritë komerciale dhe komunale të Leeds. Familja e nënës, Harrison, është një familje punëtorësh dhe minatorësh.
Kate është e madhja e tre fëmijëve: motra e vëllai i saj janë Philippa Charlotte dhe William James.
Kate ndoqi më parë Shkollën e St Andrew në Berkshire, pastaj vazhdoi studimet e saj në Marlborough College, Wiltshire. Në vitin 2001 ajo mori pjesë në Universitetin e St Andrews, kontekst ku u njoh me Princin William të Uellsit, i cili ishte shok klase i saj.
Kate Middleton vitet e fundit është vënë re edhe për shijen e saj të mirë në veshje: emri i saj dhe imazhi i saj është portretizuar shpesh në revista të modës si dhe në renditjen ndërkombëtare të grave të mirëveshura.
Kate është nënë e dy fëmijëve. Ndërsa u bënë tashmë disa javë që qarkullojnë fjalët dhe thashetheme që flasim për një shtatzëni të tretë të dukeshës, por disa foto të fundit të saj e dëshmojnë se nuk ka vend për dyshime.
Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.
https://www.youtube.com/watch?v=H3j_GQdSgRQ&feature=youtu.be