Site icon Telegrafi

Profili i Burim Ramadanit, që u emërua Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së

Burim Ramadani, sot është emëruar në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.

Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lexo po ashtu Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së

I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë inspektori i përgjithshëm i AKI-së, ka qenë edhe drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, transmeton kp.

Ramadani është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa ka punuar edhe si gazetar.

Burim Ramadani është magjistër i Shkencave Politike. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në gazetari.

Exit mobile version