Telegrafi

Profilet më të vizituara të lojtarëve gjatë afatit veror – Muriqi përpara Bale, Neymar e James

(Foto: Instagram/transfermarkt_official/S.S.Lazio)

Nuk është habi që Lionel Messi është përcjellë më së shumti, kur kihet parasysh që superylli i Barcelonës deklaroi se dëshironte largimin nga klubi.

Dhe meqenëse kishte paqartësi nëse do të qëndronte apo do të largohej nga Camp Nou, ndërkohë që qarkullonin spekulime të shumta, fansat e argjentinasit kanë qenë të interesuar të dinë se çfarë po ndodh.

I dyti në këtë renditje ndodhet Cristiano Ronaldo, për të cilin nuk pati thashetheme në afatin kalimtar veror, megjithatë superylli portugez është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Edinson Cavani, Luis Suarez e Robert Lewandowski, ndodhen në vendet e para, ndërsa i nënti në renditje është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

26-vjeçari u largua nga Fenerbahce dhe nënshkroi për Lazion, ndërsa gjatë gjithë kohës ka pasur raportime se ku do ta vazhdonte karrierën shtatlarti shqiptar.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë vizituar më shumë profilin e Muriqit sesa të Kai Havertz, James Rodriguez, Neymar apo Gareth Bale. /Telegrafi/