Site icon Telegrafi

Profesori universitar rus Valery Golubkin arrestohet nën dyshimin për tradhti të nivelit të lartë

Foto: Ilustrim

Organet e sigurisë në Rusi, në akuzën për tradhti të lartë, kanë arrestuar profesorin e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, doktorin e shkencave teknike, Valery Golubkin.

Avokati i Golubkin u shpreh se klienti i tij nuk e pranon fajin për krimin e pretenduar dhe se do të apeloj masën e paraburgimit prej dy muajve.

Ai tha se për momentin klienti i tij është në cilësinë e të dyshuarit dhe kundër tij ende nuk është ngritur aktakuzë.

Golubkin është punonjës i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë dhe është profesor në Departamentin e Aerodinamikës Teorike dhe të Zbatuar. Golubkin si fushë të interesit në punën e tij e ka aerodinamiken e aeroplanëve dhe dyshimet e para janë se arrestimi ka të bëjë me nxjerrje të sekreteve të teknologjisë ushtarake.

Profesori universitar rus Valery Golubkin i arrestuar nën dyshimin për tradhti

Gjatë 20 viteve të fundit në Rusi janë arrestuar dhe janë ndjekur penalisht më shumë se 30 shkencëtarë rusë.

Vlen të ceket se vitin e kaluar nën akuzën për tradhti ishte arrestuar profesori i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë, Anatoli Gubanov, i cili së bashku me Golubkin, janë bashkautorë të një artikulli shkencorë dhe të dy janë ekspert të aerodinamikes së aeroplanëve. /Telegrafi/

Exit mobile version