Profesori Veton Latifi, ka mbajtur një prezantim në Parlamentin Evropian (PE), mbi krizën e refugjatëve dhe ndikimin në sigurinë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Latifi foli në temën ”Siguria ndërkombëtare, kontesti gjeopolitik dhe implikimet politike të krizës së refugjatëve”, ku ka sqaruar domethënien e krizës së refugjatëve për sigurinë ndërkombëtare dhe pse duhet të trajtohet si shqetësim stabilitetin ndërkombëtar.
Latifi ka përmendur edhe tensionet turko-ruse, që ngjashëm si kriza siriane dhe refugjatët, përfshihen në sfidën e jashtme dhe prioritet e Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar se ndikojnë edhe perspektivën e Bashkimit Evropian të disa rajoneve, përfshirë edhe Ballkanin.
Veton Latifi i paraqiti këto shqyrtime gjatë konferencës “Kriza e refugjatë në BE” organizuar në Parlamentin Evropian në Bruksel në vigjile të Samitit të BE-së lidhur me krizën e refugjatëve./Telegrafi/