Site icon Telegrafi

Profesori i marketingut në Kaliforni iu tha studentëve se nëse arrijnë një milion shikime në një video në TikTok do të anulojë provimet përfundimtare

Një profesor marketingu iu premtoi studentëve të tij se nëse dikush do të bënte një video në TikTok me një milion shikime, ai do të anulonte provimet përfundimtare.

Matthew Prince, një ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun në Taco Bell, i cili jep mësim në Universitetin Chapman në Kaliforninë Jugore, e parashtroi këtë sfidë për klasën e tij të marketingut me ndikim në janar.

Megjithatë, nëse vetë profesori do të arrinte një milion shikime në një video TikTok-u të filmuar në klasë, e gjithë klasa do të detyrohej të bënte një detyrë shtesë.

Sylvie Bastardo, një studente e vitit të dytë 20-vjeçare në klasën e Prince-it, e pranoi sfidën.

@sylvieclaire My professor said if our class got a tiktok to 1 million likes he would cancel the final!! Please like!!! #communicationsclass #influencermarketing #finalexam #college ♬ WHY ARE PPL USING THIS SOUND – John Phillips

Në vend se të postonte përmbajtje origjinale, ajo nxori telefonin e saj dhe bëri një video të Prince duke qëndruar para sllajdeve të prezantimit duke treguar detajet e sfidës.

Në sllajdet e prezantimit të profesorit thuhej: “Sfida Influencuese në TikTok”, “I pari që arrin statusin viral në TikTok (Unë kundrejt gjithë klasës)”.

Poshtë, ai gjithashtu shkroi se nëse fitojnë ata, testet përfundimtare do të anulohen.

Në mbishkrimin e Bastardo-s në TikTok të postuar më 2 shkurt, thuhej: “Profesori im tha nëse klasa jonë arrin një video në TikTok me deri në 1 milion pëlqime, ai do ta anulonte testin final!! Ju lutem bëjeni ‘like’”.

Ajo më vonë tha se ajo e kishte keqkuptuar profesorin, i cili dëshironte një milion shikime dhe jo një milion pëlqime.

Thirrja e hapur për pëlqime shpejt gjeneroi shumë shikime për Bastardo-n pasi komuniteti në TikTok u mblodh për të ndihmuar në mënyrë që provimet finale të anulohen.

Deri më tani videoja e Bastardo-s në TikTok ka marrë më shumë se 4.9 milionë shikime dhe gati 860 mijë pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version