Telegrafi

Profesori dhe vëllau në konkurrim, kjo po i ndodh këngëtares Beatrix Ramosaj në “Kënga Magjike” (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj mbrëmë (e mërkurë) ka qenë e pranishme në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku ka ndjekur drejtpërsëdrejti natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016”.

Në edicionin e sivjetmë të këtij festivali konkurron edhe vëllau i saj Alban Ramosaj, me këngën “Aurora”.

Lexo po ashtu Publiku kthen sërish në skenë Rozana Radin, interpretimi i saj mahnit të pranishmit në sallë (Video)

Por përveç kolegëve dhe vëllaut që janë në konkurrim, Beatrix është ndeshur edhe me profesorin e saj në skenë, këngëtarin e njohur Voltan Prodani, i cili konkurron këtë vit me këngën “Endem nëpër erë”.

E pozicinuar në karriget e para të sallës, këngëtarja Ramosaj ka bërë tifo për të dy këngët konkurruese, atë të vëllait dhe njëkohësisht të profesorit të saj, por që mbështetjen më të madhe ia jep anëtarit të familjes.

Lexo po ashtu I dashuri e dërgon në "qiellin e shtatë" Beatrix Ramosajn (Foto)

Ajo ka publikuar në Instagram Story, disa nga momentet e performancave të të dyve, teksa brohoriste vazhimisht për tu dhënë përkrahjen e saj./Telegrafi/

Beatrix në mbështetje të vëllait të saj Albanit, në “Kënga Magjike 2016”. Foto nga Instagram Story.

 

Beatrix në mbështetje të profesorit të saj, Voltan Prodanit në “Kënga Magjike 2016”. Foto nga Instagram Story.