Këngëtarja Beatrix Ramosaj mbrëmë (e mërkurë) ka qenë e pranishme në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku ka ndjekur drejtpërsëdrejti natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016”.
Në edicionin e sivjetmë të këtij festivali konkurron edhe vëllau i saj Alban Ramosaj, me këngën “Aurora”.
Por përveç kolegëve dhe vëllaut që janë në konkurrim, Beatrix është ndeshur edhe me profesorin e saj në skenë, këngëtarin e njohur Voltan Prodani, i cili konkurron këtë vit me këngën “Endem nëpër erë”.
E pozicinuar në karriget e para të sallës, këngëtarja Ramosaj ka bërë tifo për të dy këngët konkurruese, atë të vëllait dhe njëkohësisht të profesorit të saj, por që mbështetjen më të madhe ia jep anëtarit të familjes.
Ajo ka publikuar në Instagram Story, disa nga momentet e performancave të të dyve, teksa brohoriste vazhimisht për tu dhënë përkrahjen e saj./Telegrafi/