Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të dytë u zgjodh në pozitën e kryeministrit.
Për karakterin dhe kohën e studimeve flet profesori i tij në universitet, Salem Lepaja.
“Albini si student ishte i shkëlqyer. Fakulteti ynë gjithmonë ka pasur studentë të shkëlqyeshëm por Kurti ishte i veçantë. Ishte student i buzëqeshur dhe gjithmonë i shoqëruar nga shokët. E donte basketbollin. E mbajë në mend që shkrimin në fletore e bënte me shumë pedanteri”, deklaroi për RTV Dukagjinin Salem Lepaja.
Edhe profesori tjetër Ruzhdi Sefa thotë se Kurti ka qenë ndër studentët më të mirë që ka pasur Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
“Kurti me një krenari të theksuar i qëndronte përballë dhunës së pashembullt të makinerisë vrastare serbe dhe nga ajo kohë ai u bë lider në një rrafsh tjetër. Ishte top student dhe u bë lideri të drejtave të tjetërsuara nga regjimi serb”, thotë Ruzhdi Sefa.
Albin Kurti ka diplomuar në Fakultetin e në Fakultetin e Elektroteknikës në dretimin telekomunikacion me Kompjuterizëm në prill të vitit 2003./Telegrafi/