Site icon Telegrafi

Adriana Matoshi konfirmon rikthimin e ‘profesoreshës së fizikës’ në “O Sa Mirë”

Seriali “O Sa Mirë” do të fillojë së shpejti me sezonin e ri.

Aktorët kanë filluar përgatitjet për tu rikthyer në rolet e tyre ikonike të këtij seriali, që tash e sa kohë është kthyer ndër më të pëlqyerit në vend.

Është bërë e ditur se në sezonin e ri të këtij seriali, do të ketë një rikthim të aktores shumë të dashur për publikun, Olta Daku.

Ajo është e njohur për rolin e saj si ‘profesoresha e fizikës’, dhe ndër vite është shquar si një prej personazheve më simpatikë të serialit.

Ka qenë kolegia e saj, Adriana Matoshi, e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi me aktoren Daku, ndërsa i uron mirëseardhjen në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Të kam shpirt e dritë, mirë se vjen në shtëpinë tënde në O Sa Mirë”, ka shkruar Matoshi.

Duket se edhe stafi i serialit janë të lumtur me rikthimin e aktores nga Fieri. /Telegrafi/

Exit mobile version