Telegrafi

‘Profesoresha e Fizikës’ rikthehet në “O Sa Mirë” (Foto)

Së shpejti pritet të fillojë sezoni më i ri i serialit komik “O Sa Mirë” në Klan Kosova.

Aktorët tashmë janë gati dhe kanë nisur provat për realizimin e episodit të parë të këtij sezoni.

Aktorja Arjola Demiri, e njohur për rolin e saj me emrin “Xhbane” ka publikuar së fundmi një fotografi nga provat në InstaStory.

Lexo po ashtu 'Xhbanja" atraktive edhe në përditshmëri, vë në plan të parë gjoksin (Foto)

Në imazhin në fjalë vërehen skenaristët, teksa edhe zbulon rikthimin e një prej aktoreve që nuk u pa në episodet e fundit të sezonit të kaluar.

Është kjo Olta Daku, ose e njohur në serial si “Jana Hajdari” që luan rolin e profesoreshës së fizikës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 'O Sa Mirë'

Ajo është pa diskutim njëra ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku, dhe fotografia e publikuar nga Arjola tregon se Olta është rikthyer, përderisa shihet e pranishme gjatë provave. /Telegrafi/